Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi dyshohet se më 17 janar përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që ishin vjedhur.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se u dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.