Arrestohet i dyshuari në Vushtrri për posedim droge

11:22 | 07 Tetor 2023
arrestohet-i-dyshuari-ne-vushtrri-per-posedim-droge

Dje rreth orës 21:00 në Vushtrri, është arrestuar një person pasi i janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit i është konfiskuar 8.2 gram substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Front Online

Komento: