Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Pejë, ndalohet për 48 orë

15:15 | 28 Prill 2026
arrestohet-i-dyshuari-per-disa-vjedhje-ne-peje,-ndalohet-per-48-ore

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë është arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhje dhe vjedhje e rëndë.

I arrestuari, dyshohet për vjedhje të rimorkios, aparateve për pastrim të automjeteve, mjete të punës, derivate të naftës.

Komunikata:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘vjedhje’

Pejë, 28 prill 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, ka pranuar informacion se nga data 19.04.2026 e deri me 25.04.2026, nё lokacione tё ndryshme, kanё ndodhur disa raste të veprave penale tё vjedhjes sё rёndë dhe vjedhjeve qё dyshohet se janё kryer nga person/a tё dyshuar, nё kёto raste janё vjedhur rimorkio, aparate pёr pastrim tё automjeteve, mjete tё punёs, derivate tё naftёs etj.

Pas njё pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 27.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin, i cili dyshohet se ka vjedhur sendet e lartcekura.

Tё gjitha kёto veprime janё kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, ku i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

Komento: