Arrestohet i dyshuari për vrasjen e vjehrrit me thikë

13:19 | 01 Dhjetor 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e  personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma, Policia njoftoi se në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Front Online

Komento: