Arrestohet kamionisti që e goditi për vdekje këmbësorin në fshatin Stanoc

16:02 | 06 Janar 2024

Është arrestuar shoferi i kamionit i cili të premten e ka goditur për vdekje një këmbësor në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Lajmin  e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Avni Zahiti.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për  përfshirje  në  aksident trafiku me pasojë fataliteti  i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, ka thënë ai.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Komento: