Arrestohet kërcënuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi

03:35 | 10 October 2024
arrestohet-kercenuesi-i-gazetarit-vehbi-kajtazi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot (e mërkurë) gjatë mbrëmjes kërcënuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna.

Dobruna e kishte kërcënuar gazetarin Kajtazi se do ta lyente e do ta digjte me benzinë dhe se të dy do të shkonin në ferr.

Pas këtyre kërcënimeve ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga organet e rendit.

Sipas burimeve të Paparacit, Dobruna është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: