Arrestohet lipjanasi për armëmbajtje pa leje

10:08 | 28 Gusht 2023
arrestohet-lipjanasi-per-armembajtje-pa-leje

Një person në Lipjan është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë Glock-21 dhe 12 fishekë të cal.45 . Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: