Arrestohet Naser Qeli, bashkëshorti i Aida Doҫit, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arrestohet Naser Qeli, bashkëshorti i Aida Doҫit, kjo është arsyeja

16:41 | 13 Tetor 2020

Është arretuar Naser Qeli, bashkëshorti i këngëtares së njohur, Aida Doҫit.

Pas kër’cënimeve ndaj gazetarëve në redaksinë e Express, është arrestuar Naseri Gashi, i njohur si Naser Qeli.

Këtë e ka konfirmuar burime brenda policisë së Kosovës, duke treguar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, kanë thënë burime nga Policia.

Të shtunën rreth mesnatës, Naser Qeli ka hyrë në ndërtesën ku ndodhet Gazeta dhe i ka kërcënuar me vr’asje gazetarët që ishin në zyrë.

Ai u ka bërë presion që të fshijnë raportimet që lidheshin me të në rubrikën rozë.

Pasi ai u martua me këngëtaren Aida Doci, të cilën e kishte nën menaxhim dhe e quante “motër”, mediat në vend kanë shkruar rreth çiftit.

Naser Qeli ka qenë i pakënaqur për raportimet rreth fëmijëve dhe ish gruas së tij, mirëpo, të njëjtat ai i ka pohuar vetë në një intervistë për Prive.

Komento: