
Ekstradohet nga Hungaria arrestohet në aeroportin “Adem Jashari”, mësohet arsyeja.
Një kosovar është ekstraduar nga Hungaria dhe nën përcjelljen e Policisë, sapo ka arritur të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është arrestuar.
Sinjali ka mësuar nga burimet se arrestimi është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.
Personi i arrestuar dyshohet për veprën penale kont.rabandim me emigrantë, e mbetur në tentativë.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Kr.ime të Rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës.