Arrestohet në flagrancë për korrupsion, specialja i ngre aktakuzën

13:45 | 29 Dhjetor 2023
arrestohet-ne-flagrance-per-korrupsion,-specialja-i-ngre-aktakuzen

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Sh.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.

I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës  së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave./Front Online

Komento: