Arrestohet në kufi edhe një person për djegien e objektit të Gjykatës Themelore në Kaçanik

23:33 | 15 Mars 2024

Të mërkurën rreth orës 04:00 të mesnatës është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik.

Për pasojë janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve.

“Me datën 15.03.2024 hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim me policët e stacionit të Kaçanikut dhe në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë pasi kanë arrestuar tre personat e dyshuar për veprën penale ‘’Zjarrvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik, janë vënë në kërkim edhe të personit të katërt E.R (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: