Prokuroria në Prizren ka njoftuar se dje është arrestuar një person i dyshuar për “Kanosje” në pikën kufitare në Merdar.
Ai dyshohet se më 6 dhjetor e ka kanosur viktimën e fajdesë përmes rrjetit social “Facebook” duke i kërkuar që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim.
“I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 sipas KPRK-së.”
I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor do të kërkohet paraburgimi i tij.