Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar me katër vjet burgim

10:05 | 10 Gusht 2026
arrestohet-ne-prishtine-43-vjecari-i-denuar-me-kater-vjet-burgim

Një 43-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim për shmangie nga tatimi dhe falsifikim të dokumentit është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari me inicialet N.L. ishte person i kërkuar dhe ndaj tij kishte edhe një urdhërarrest aktiv.

“Është arritur arrestimi i personit të kërkuar – N.L., mashkull, 43 vjeç, i dënuar me 4 vite burgim për veprat penale ‘Shmangia nga tatimi dhe falsifikim i dokumentit’, i njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv”, thuhet në njoftim.

Arrestimi është realizuar nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit.

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme lidhur me të arrestuarin.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon veprimet për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

Komento: