Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

09:56 | 14 Qershor 2025
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga autoritetet e Austrisë

Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, i cili ishte në kërkim nga Interpol Austria.

Kështu ka bërë të ditur policia, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në kërkesën e INTERPOL Austria, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: