Arrestohet në Vushtrri personi që ishte në kërkim të gjykatës

15:26 | 20 Qershor 2025
Arrestohet në Vushtrri personi që ishte në kërkim të gjykatës

Policia sot e ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të gjykatës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Arrestimi i të kërkuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muajsh për veprën penale ‘vjedhje’”, thuhet në njoftim.

Komento: