Arrestohet nënkontraktori i kompanisë ku vdiq punëtori në Vushtrri

17:20 | 21 Maj 2026
arrestohet-nenkontraktori-i-kompanise-ku-vdiq-punetori-ne-vushtrri

Një punëtor 31-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri.

Policia ka konfirmuar  se viktima ka rënë nga kati i tretë i një ndërtesë në ndërtim e sipër, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri.

Si pasojë e kësaj, është arrestuar nënkontraktori i kompanisë ku punonte i ndjeri./KK

Komento: