Arrestohet nga Policia arsimtari nga Vitia që dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësen e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arrestohet nga Policia arsimtari nga Vitia që dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësen e tij

09:25 | 14 Nëntor 2021

Arrestohet arsimtari nga Vitia që dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësen e tij.

Policia njofton për arrestimin e një arsimtari nga Vitia, nën dyshimin për keqtrajtim të nxënëses së tij.

Me vendim të prokurorit, arsimtari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE OSE AUTORIZIMEVE PUBLIKE /Viti 01.11.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-arsimtar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nxënësen viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: