Arrestohet një 19-vjeçare në Prishtinë për vjedhje identiteti dhe shpërdorim të pasurisë së huaj

19:04 | 08 November 2022

Një 19-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet për vjedhje identiteti dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

“Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, A.H. femër, 19-vjeçare, e dyshuar për veprat penale shpërdorim i pasurisë së huaj, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se e njëjta dyshohet se duke përdor dokumentet ( identitetin) e një personi tjetër, ka marrë me qira dhe ka vozitur një automjet për një kohë të caktuar, të cilin e kishte braktisur pasi kishte shkaktuar një aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Komento: