Arrestohet një 20-vjeçar, rrahu një person dhe videon e sulmit e publikoi në rrjete sociale

23:16 | 25 October 2022

F.I, 20-vjeçar është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se e ka rrahur një tjetër, duke publikuar edhe videon e sulmit në rrjete sociale.

Lajmi u bë i ditur nga një njoftim për media i Policisë së Kosovës

“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim. F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar më datën 24.10.2022”.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Komento: