Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, dyshohet se mbajti një granatë dore në xhepin e xhaketës

18:08 | 04 December 2024

Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.

Lidhur me rastin kanë folur për Front Online edhe nga Policia e Kosovës, Zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi njoftoi se kanë marr një informatë se një i dyshuar i moshës 22 vjeçare i cili ndodhej në një restorant dyshohej për një granat dore në gjepin e xhaketës së tij.

Tutje, Bytyqi shtoi se i dyshuari është arrestuar.

“Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një  restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës  mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj”.

Bytyqi njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, derisa janë informuar edhe hetuesit rajonal, prokurori e FSK-ja.

“Në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK-së”, tregoi Bytyqi.

Komento: