Arrestohet një 27-vjeçar në Fushë Kosovë, kërkohej me urdhëresë gjykate

15:39 | 04 Korrik 2024
arrestohet-nje-27-vjecar-ne-fushe-kosove,-kerkohej-me-urdherese-gjykate

Është arrestuar një 27-vjeçar me inicialet A.I., në Prishtinë, saktësisht në Fushë Kosovë i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Policia bën me dije se arrestimi u realizua në një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm.

I njëjti pas arrestimit u dërgua në vuajtje të dënimit  prej dy vitesh.

“Prishtinë, 04 korrik 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht stacioni policor Fushë Kosovë, në një operacion të befasishëm që ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit,  arriti të arrestoj personin e kërkuar; A. I, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: