Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë ku gjatë kontrollit tek shoferi (M.K) i moshës 40 vjeçare kanë gjetur rreth 100 kartela të lojërave të fatit si dhe një telefon.
Sipas njoftimit thuhet se i dyshuari është sjellë në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit ndërsa kartelat e dyshuara si dhe telefoni janë sekuestruar.
Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin.