Arrestohet një 44-vjeçare në Sarandë pasi shantazhoi një grua tjetër

08:56 | 06 Tetor 2025
Arrestohet një 44-vjeçare në Sarandë pasi shantazhoi një grua tjetër

Një 44-vjeçare është arrestuar në Sarandë, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale, kërcënonte dhe shantazhonte një grua tjetër.

Bazuar në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, e dyshuara i mori viktimës 5000 euro, derisa i kërkonte edhe 50 mijë të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Komento: