Është arrestuar një 45-vjeçar pasi në gjendje të dehur ka penguar zyrtarët policorë.
Kjo ndodhi teksa këta të fundit po ia shqiptonin një gjobë për këndërvajtje.
“Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë përpjekjeve, urdhrave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhrat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave”, thuhet në komunikatën e policisë.
Personi më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.