Arrestohet një 72-vjeçar në Ferizaj, ishte i kërkuar për këtë vepër penale

09:03 | 08 Mars 2024
arrestohet-nje-72-vjecar-ne-ferizaj,-ishte-i-kerkuar-per-kete-veper-penale

Të enjten rreth orës 15:45, policia në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H., i moshës 72 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘”Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”  me dënim burgimi prej katër muajve.

Policia bën me dije se pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: