Arrestohet një 73-vjeçar në Drenas, dëmtoi orendi në tri shtëpi, policia i gjeti edhe armë

14:26 | 24 Dhjetor 2025
Arrestohet një 73-vjeçar në Drenas, dëmtoi orendi në tri shtëpi, policia i gjeti edhe armë

Një 73-vjeçar me inicialet Z.Th. është arrestuar mëngjesin e sotëm nën dyshimin se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia tha se armët i gjeti pas një kontrolli në shtëpinë e tij.

“Sot rreth orës 07:00,  në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.  Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar,  ku janë gjet dhe sekuestruar tri armë zjarri. Personi i arrestuar Z.Th (mashkull)  73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri  shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, u tha në njoftim.

Komento: