Arrestohet një 76-vjeçar në Kamenicë, kjo është arsyeja

19:04 | 06 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar nga Gjykata me dënim burgimi prej 1 viti në lidhje me një aksident trafiku.

Pas përfundimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komunikata e plotë:

Arrestohet personit i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Kamenicë, 06 tetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar SH.B. (1946).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një (1) viti në lidhje me një aksident trafiku.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Komento: