Arrestohet një burrë, i doli punë me drejtorin e Spitalit të Gjakovës

10:30 | 20 Gusht 2022

Arrestohet një person pasi ka kanosur drejtorin e Spitalit të Gjakovës.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari, ka raportuar në polici gjatë ditës së djeshme se është kanosur nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” dhe se i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 19.08.2022 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Komento: