Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi dyshohet se rrahu vajzën e tij pas një mosmarrëveshjeje verbale

10:15 | 05 Korrik 2026
arrestohet-nje-burre-ne-prishtine-pasi-dyshohet-se-rrahu-vajzen-e-tij-pas-nje-mosmarreveshjeje-verbale

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij, ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse.

Komento: