Burri nga Vitia dhunoi një të mitur që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet nga policia.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka arrestuar një burrë të dyshuar se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur.
Siç bën të ditur policia, rasti fillimisht ishte raportuar për zhdukjen e vajzës së mitur.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.