
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë.
E, njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Njoftimi i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 21.09.2023 – 23:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.