Arrestohet një i dyshuar në Podujevë, iu gjet një armë zjarri

10:25 | 29 Prill 2026
arrestohet-nje-i-dyshuar-ne-podujeve,-iu-gjet-nje-arme-zjarri

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 13 fishekë.

Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Podujevë 28.04.2026-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 13 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: