Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’

16:48 | 19 Shtator 2023
arrestohet-nje-i-dyshuar-per-vepren-penale-‘keqperdorim-i-detyres-zyrtare’

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton se ka pranuar informata nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

“Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar  me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, i dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.

Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: