Arrestohet një i mitur në Istog – Kanosi policinë dhe nuk iu bind atyre

09:26 | 10 Nëntor 2025
Arrestohet një i mitur në Istog – Kanosi policinë dhe nuk iu bind atyre

Një i mitur është arrestuar nga Policia, në rrugën “20 Qershori” në Istog, pasi që i njejti, nuk është ndalur tek zyrtarët policorë për kontroll. 

Pas ndalimit, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur policët, thuhet në raportin 24-orësh. Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nëna e të miturit gjithashtu ka penguar punën e policisë gjatë aksionit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Komento: