Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj 30.12.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.