Arrestohet një person, e shantazhoi një femër se do t’ia publikojë videot intime të saj

08:29 | 06 Shtator 2023
arrestohet-nje-person,-e-shantazhoi-nje-femer-se-do-t’ia-publikoje-videot-intime-te-saj

Është arrestuar një person në magjistralen Ferizaj-Kaçanik nën dyshimin për shantazh.

I njëjti dyshohet se ka kërkuar para nga një femër duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 05.09.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Komento: