Arrestohet një person, kontrabandonte koshere bletësh nga Serbia në Kosovë

08:38 | 27 Korrik 2024
arrestohet-nje-person,-kontrabandonte-koshere-bletesh-nga-serbia-ne-kosove

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten mbrëma një qytetar në veriun e Kosovë, i cili bashkë me një pasagjer po kontrabandonte nga Serbia në Kosovë disa koshere bletësh.

“Jashanicë – Leposaviq  26.07.2024 – 21:00. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar me  pasagjerin serb i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në rimorkio kishte të ngarkuar gjashtë koshere bletë. Dyshohet se i dyshuari, ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit kosheret-bletët janë dërguar në doganë ndërsa dy të dyshuat janë liruar, thuhet në njoftim.

Komento: