Një person është arretusar sot në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dje në person në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar i cili ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.