Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një tjetër me shufër metalike

15:15 | 20 Dhjetor 2023
arrestohet-nje-person-ne-ferizaj,-sulmoi-nje-tjeter-me-shufer-metalike

Një i dyshuar 42-vjeçar me inicialet A.F. është arrestuar nga policia dhe më pas është ndaluar për 48 orë

I njëjti mbrëmë në rrugën ‘’Nikë Prela’’ në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Organet e rendit bëjnë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u bë vetëm një orë pas sulmit. Ndërsa i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj./Front Online

Komento: