Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dërgohet për tretman në Repartin Psikiatrik

15:20 | 16 Maj 2026
arrestohet-nje-person-ne-fushe-kosove,-dergohet-per-tretman-ne-repartin-psikiatrik

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardani” në Fushë Kosovë, të premten në ora 19:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e ankuesit duke goditur derën e hyrjes me shqelm. Sipas ankuesit dera është dëmtuar”, thuhet në raport.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Repartin Psikiatrik pasi dyshohet të ketë probleme mendore.

Me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: