Arrestohet një person në Fushë Kosovë, rrahu bashkëshorten dhe babanë e saj

15:11 | 25 Nëntor 2023
arrestohet-nje-person-ne-fushe-kosove,-rrahu-bashkeshorten-dhe-babane-e-saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe babanë e saj.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fushë Kosovë  24.11.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe babanë e saj. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: