Arrestohet një person në Fushë Kosovë, rrahu prindërit e tij

09:40 | 16 Tetor 2022

Në Fushë Kosovë, ka ndodhur një rast dhunë në familje.

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar prindërit e tij, njofton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.”

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

“I dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thotë mes tjerash njoftimi i PK.

Komento: