Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

23:22 | 08 Tetor 2022

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake, Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku ka gjetur arsenal armësh.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën: Një pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me 25 fishekë të kalibrit 12-GA, një pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me 156 fishekë të kalibrit 30-06, një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë të kalibrit 9mm, një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me 203 fishekë të kalibrit 22LR, një revole me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me 81 fishekë të kalibrit 22Long rifle, 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles”.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje” dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.

Komento: