
Policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një 25-vjeçar me inicialet M.K., i dyshuar për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Mbrëmë rreth orës 22:30, policia në Kaçanik e pranoi informacionin se në fshatin Kovaqec, ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve, policia identifikoi të dyshuarin, të cilin e arrestoi.
“Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale të lartcekura.
Arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i dyshuari, është ndaluar për 48 orë” deklaron policia.