Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se e kanosi policin

12:08 | 01 Janar 2024
arrestohet-nje-person-ne-mitrovice,-dyshohet-se-e-kanosi-policin

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur një polic, derisa ishte duke u marrë me rastin “armëmbajtje pa leje”.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur zyrtarin policor derisa ishte duke u marrë me rastin ‘armëmbajtje pa leje’. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: