Arrestohet një person në Obiliq, policia tregon se çka i sekuestroi

11:15 | 26 Shtator 2023
arrestohet-nje-person-ne-obiliq,-policia-tregon-se-cka-i-sekuestroi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim të narkotikëve”.

I dyshuari është V.D., i moshës 28-vjeçare.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar:

-një armë zjarri,

-një karikator me 4 fishekë,

-një sasi të substancës narkotike,

-një peshore

-mulli për bluarjen e narkotikëve

-sasi të parave (dyshohet të përfituara nga shitja e narkotikëve) etj.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Front Online

Komento: