
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka bërë tregti me armë, për të cilat më herët posedonte lejen përkatëse nga institucionet kompetente.
Sipas policisë, i njëjti kishte në posedim pesë pistoleta dhe një pushkë gjahu.
“Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha policia.
I njëjti dyshohet për veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”