Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur

09:30 | 22 Shkurt 2026
arrestohet-nje-person-ne-peje-nen-dyshimin-per-dhunim,-viktima-ishte-raportuar-e-zhdukur

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale dhunim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin shtesë 24-orësh.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar më 21 shkurt, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës, femër kosovare.

Viktima ishte raportuar dy ditë më parë nga familjarët e saj si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komento: