Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se e sulmoi një polic

10:20 | 16 Shtator 2024
arrestohet-nje-person-ne-prishtine,-dyshohet-se-e-sulmoi-nje-polic

Është arrestuar një person dje në Prishtinë.

Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Prishtinë 15.09.2024-03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Komento: