Prishtinë: Arrestohet një person, dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë prej 70 mijë eurosh.
Një person është arrestuar të enjten nga policia në Prishtinë.
35-vjeçari K.S, dyshohet se ishte i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Gazmend Zajmi”, në kryeqytet të ndodhur më 20 janar.
Ai së bashku me disa persona të tjerë kanë vjedhur stoli ari dhe bizhuteri në vlerë prej 70 mijë eurosh.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se është konfiskuar edhe një veturë e përdorur në rast.
“Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake”, tha Ahmeti.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, tha ajo.